Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

TikTok do të ketë pronar të ri deri në këtë fundjavë, sipas Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri të ditur se marrëveshja për shitjen e TikTok nga kompania kineze mëmë, ByteDance, mund të arrihet përpara afatit.  Afatit që ai kishte përcaktuar për blerjen e TikTok ishte deri më 5 prill.

“Ne kemi shumë blerës potencialë”, tha Trump.

TikTok nuk ka komentuar mbi procedurat, megjithëse shumë investitorë janë rreshtuar për të marrë aksione.

Vladimir Putin nënshkruan dekretin që urdhëron 160,000 rusë të bëhen pjesë e shërbimit ushtarak

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar rekrutimin e 160,000 qytetarëve në shërbimin ushtarak.

Dekreti, i cili u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax dhe u botua gjithashtu në faqen e internetit të qeverisë për njoftime ligjore, thotë se rekrutimi do të zbatohet për të gjithë qytetarët e moshës nga 18 deri në 30 vjeç dhe mbulon periudhën nga prilli deri në korrik.

Ushtria ruse tradicionalisht rekruton qytetarë dy herë në vit, një herë në pranverë dhe përsëri në vjeshtë.

Gjykata e shpall fajtore: Marine Le Pen i ndalohet kandidimi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë në Francë, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve publike dhe iu ndalua kandidimi për poste publike për pesë vjet.

Le Pen u dënua gjithashtu me katër vjet burgim, dy prej të cilave u zëvendësuan me mbajtjen e një pajisjeje elektronike monitorimi (GPS) dhe një gjobë prej 100,000 euro.

Dënimi për Le Pen e ka ndaluar atë të kandidojë në garën presidenciale të 2027-ës edhe nëse ajo e apelon. Ajo e përshkroi vendimin si "vdekje politike".

Qeveria në Miamar shpall një javë zi pas tragjedisë së tërmetit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 2,000 njerëz në Mianmar kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.7 që preku vendin.

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare, si dhe vendi do të mbajë një moment heshtjeje të martën në orën 12:51 lokale, koha e saktë kur tërmeti ra.

Në Tajlandën fqinje, 20 persona raportohet se kanë vdekur dhe mijëra qytetarë janë evakuuar nga ndërtesat e shkatërruara në Bangkok.