Celebrity Style

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2022

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Sot, mësuam që Brad Pitt paska shumë, po shumë tatuazhe! Aktori, përveçse mori gjithë vëmendjen e internetit me fundin e tij lino gjatë daljes në tapetin e kuq në Berlin, ku u mbajt premiera e filmit të ri aksion "Bullet Train", na prezantoi edhe me diçka tjetër: këmbët e tij gjithë tatuazhe! 

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Këmbët e Brad ishin të mbushura plot me tatuazhe të bëra ndër vite dhe thuhet se janë të paktën 15 simbole që aktori ka zgjedhur t'i "gdhënd" përgjithmonë në trup. 

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Kafka, tekste këngësh, poezi dhe patjetër dedikime të ndjera familjare. Duket se Angelina Jolie, e cila dukshëm është fanse e tatuazheve, ka qenë një frymëzim i madh për yllin e filmave gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare. 

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Ja përshembull, në tatuazhin në pjesën e sipërme të krahut Brad ka bërë gjithë inicialet e 6 fëmijëve të tij si dhe të Angelina-s. Sigurisht, ka dhe disa të tjera kuptimin e të cilave s'do ta mësojmë kurrë, por mjaftohuni duke i parë.

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Burimi: Pop Sugar