Fjoralba Ponari ka një tatuazh që do t'i kujtojë përgjithmonë një nga periudhat "më sfilitëse, por dhe më të guximshme", siç vetë e përshkruan.
Dje, moderatorja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto ku shfaqet bashkë me artistin e tatuazheve teksa bën në krahë shprehjen që do ta shoqërojë gjer në fund të jetës.
"Tatuazhi im i parë. Si për të përjetësuar në trupin tim periudhën më sfilitëse shpirtërisht, por njëkohësisht edhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike, kyçur në lëkurë që do të më shoqërojë dhe formësojë sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet më të errta e më të ndritshme."- shkruan Fjoralba.
View this post on Instagram
Në krahun e saj Ponari "gdhendi" *Sad birds still sing* (zogjtë e trishtuar ende këndojnë) si një shprehje që do t'i japë forcë sa herë e sheh dhe t'i kujtojë që dielli do të lindë sërish pavarësisht stuhive.
Në janar të 2022-shit, moderatorja humbi të ëmën, por zgjodhi t'i rikthehet shpejt ekranit duke përcjellë kështu mesazhe force edhe përmes dhimbjes.