Social Buzz

'Victoria's Secret': Kjo këngë virale ka zbuluar sekretin e 'Victoria-s' dhe ju duhet ta dëgjoni!

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

'Victoria's Secret': Kjo këngë virale ka zbuluar
Photo Credits: Getty Images

Një këngë e shkruar nga këngëtarja/kantautorja Jax, ka mbi 7 milionë shikime në TikTok dhe njerëzit po e adhurojnë! Në videon e postuar, Jax këndon duke udhëhequr një "flash mob", përpara një dyqani të Victoria's Secret, ndërsa kënga me të njëjtin titull luhet në sfond.

*Flash mob - një tubim i madh publik në të cilin njerëzit kryejnë një veprim të pazakontë ose në dukje të rastësishëm dhe më pas shpërndahen, i organizuar zakonisht me anë të internetit ose mediave sociale.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JAX (@jax)

Çfarë e bën këngën kaq të veçantë? Fundi i viteve 90', fillimi i viteve 2000 - ka patur një marketing dhe reklama që bazoheshin në standarde toksike bukurie, duke lënë gjurmë në shumë gra dhe vajza të të gjitha moshave. 

 Ndërsa vetë "Victoria's Secret" nuk është përgjegjës i vetëm për projeksionet problematike të imazhit të trupit të asaj periudhe kohore, sigurisht që kompania luajti një rol të madh në atë se si shumë prej nesh mendonin se duhej të dukeshim. 

"Zot, do doja që dikush të më kishte thënë,

kur kam qenë e vogël, se jo të gjithë trupat janë njësoj.

Photoshop-i dhe modelet e dobëta në kopertinat e revistave,

më thoshin se isha mbipeshë", thotë Jaxx në këngën e saj.

Në vijim ajo zbulon "sekretin" e Victoria-s.

"Unë e di sekretin e Victoria's
Dhe vajza, nuk do ta besoni
Ajo është një plak i vjetër që jeton në Ohajo
Duke fituar para nga vajza si unë".

Artikuj të rekomanduar: