Kur blini veshje të reja, sigurohuni që përveçse stil e të rehatshme, të jenë shumë funksionale. Aq funksonale sa ç'është një këmishë e gjerë që e vesh praktikisht me çdo gjë. Eshtë ajo këmisha oversize që ti nuk e ndërron me asgjë, pavarësisht sa gjëra të reja i shtohen garderobës.
E dini sa shumë kombinime mund të krijoni vetëm me një këmishë të bardhë (ose jo) lino oversize?! Nëse për momentin ju mungon frymëzimi, merreni këtu!
1. Me një fustan mëndafshi poshtë dhe sandale elegante me pak takë
2. Një fund treçereksh, një crop top dhe këmisha sipër. Jeni gati
3. Këmisha e futur brenda, xhinset me prerje të ngushtë dhe këpucë me pak takë.
4. Pantallona të gjera, crop top, shapka dhe këmisha e hapur
5. Kostum! Këmishën kombinojeni me një palë pantallona të shkurtra dhe T-shirt me vija. Dukeni e veshur pa shumë përpjekje.
Burimi: Who What Wear