
Që pas "Big Brother VIP", e pamë se Einxhel Shkira është e zonja e vetes, nuk ta përton hiç dhe nuk ka frikë të guxojë. Pikërisht, një hap "të guximshëm" ka ndërmarrë dje kur i ka propozuar virtualisht partnerit të saj, DJ Dagz.
Einxhel ndau me ndjekësit në Instagram një postim nga @anabel.entertainment dhe i bëri tag DJ Dagz duke i thënë "Marry meee (emoji i një unaze)".
Dagz-i, si një i dashur me norma që e di se gjithmonë kur e dashura të bën tag, ti duhet ta bësh repost, tha se nuk ishte aq i mirë, ama s'e mendon dy herë punën e martesës.
Loja e repost-it vijoi dhe radhën e pati Einxhel, e cila shkroi "Tani mund të them që jam një grua me fat. Zemra, bëhu gati për Maldive se do të të coj në muaj mjalti”.
Që pas shkëndijave të para të cilët lindën në "Big Brother VIP", lidhjes së tyre dhe faktit që duken më të lumtur se kurrë, fansat e Einxhel dhe DJ Dagz po presin me padurim që çifti të kryejë një tjetër hap dhe ta çojë lidhjen në një tjetër nivel.
Shpesh është aluduar për një shtatzëni, por ende nuk është konfirmuar. Ndërkohë, ne po presim dhe vijojmë të postojmë në llogarinë tonë @anabel.entertainment
View this post on Instagram
P.S.: Presim edhe zarfa qokash për Einxhelin dhe Dagz-in.