Astro Fun

Shenjat që përshtaten perfekt me Luanin (dhe ato që nuk e kanë të njëjtin fat)

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2022

Shenjat që përshtaten perfekt me Luanin (dhe ato që nuk e

Luani është ndër shenjat më të bekuara të horoskopit, falë cilësive që mbart personaliteti i tij. Një Luan është i drejtpërdrejtë, plot vetëbesim, kreativ, kurajoz, bujar, ambicioz dhe khëm-khëm, dominant.

Tani, e dimë ç’po mendon: a shkon ti me një Luan?

Po, nëse je Dash, një tjetër Luan, apo Shigjetar. Pasioni i këtyre shenjave lidhet më së miri me Luanin, i cili lë kokën për aventura dhe ka dëshirë të jetë i lirë dhe të bëjë një jetë aspak të zakonshme.

Gjithashtu, një Luan mund të shkojë shumë mirë edhe me Binjakët, Peshoren dhe Ujorin, të cilët me dinamizmin e tyre ia marrin zemrën Luanit kryeneç. Energjia e tyre bashkohet për të krijuar dyshe që të gjithë i kanë zili.

Tani, nëse je Gaforre, Peshk, Akrep, Dem, Virgjëreshë dhe Bricjap, na vjen keq, por nuk mund të rrish me Luanin. Është e vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët sepse të gjithë ju keni një qasje komplet tjetër, jeni me këmbë në tokë dhe sigurisht, të dhënë pas punës. Epo, Luani do drama, adrenalinë dhe më e rëndësishmja, të bëjë qejf!

Artikuj të sugjeruar: