
Nga "Love Is Blind" dhe "Too Hot to Handle" te "Indian Matchmaking", Netflix ka nisur me sukses disa seriale unike "reality show" për dating dhe njohje të reja.
Tani gjigandi i transmetimit është i vendosur të prezantojë një tjetër prodhim interesant, "Dated & Related". Programi i ri me 10 seri do të përfshijë një grup beqarësh që do të gjejnë dashurinë, me vëllezërit e motrat e tyre në krah. Ndërsa çiftet e vëllezërve dhe motrave lundrojnë në kërkimin e dashurisë, ata do të shërbejnë edhe si krahu i djathtë i njëri-tjetrit apo edhe si personi që do vërë në pah gabimet e tyre.
Sido që të jetë, gjërat me siguri do të bëhen argëtuese dhe të sikletshme, siç premtohet nga krijuesit e reality-t.
Të dërguar në një vilë luksoze në jug të Francës, konkurrentëve do t'u bashkohet vëllai ose motra e tyre, të cilët gjithashtu do të lundrojnë në të njëjtën aventurë në botën e ndërlikuar të takimeve/dating.
Në përshkrimin e programit thuhet:
"Vëllezërit dhe motrat beqarë ndihmojnë njëri-tjetrin të kërkojnë për shpirtrat e tyre binjakë, duke shpresuar të gjejnë dashurinë (dhe ndoshta të fitojnë 100,000 dollarë) ndërsa jetojnë në një vilë luksoze."
"Dated and Related" do të dalë në Netflix më 2 shtator.
Burimi: Pop Sugar