Celebrity

Pseudonimi që Kate përdor për princin William është sa qesharak aq edhe i lezetshëm

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2022

Pseudonimi që Kate përdor për princin William është sa

Si në çdo familje tjetër të zakonshme, edhe mbretërorët përdorkan emra përkëdhelës për njëri-tjetrin (nofka). Princi William dhe Kate jo vetëm që nuk bëjnë përjashtim, por janë më të lezetshmit nga të gjithë pjesëtarët kur vjen puna tek pseudonimet. 

Si e quan princesha bashkëshortin me përkëdheli? “Big Willy"- "Willy i madh"! Duket pak çuditshëm që princi *aq serioz* të ketë një nofkë kaq qesharake, por nëse për Kate është flirtues dhe seksi, gjithçka është në rregull. 

Gjithsesi, duket se Middleton nuk e përdor më së fundmi "Big Willy" sepse nuk mund ta përdorë vend e pavend (protokolli), por emri përkëdhelës daton që prej kohës së universitetit. Madje, edhe gjatë dasmës mbretërore, kur të ftuarit e William dhe Kate e mësuan pseudonimin prej Harry-it, i cili e përdori gjatë fjalimit të tij në ceremoni. 

Princ Harry u përpoq ta quante të vëllain me emrin e preferuar të Kate, por "Willy Big" tingëllonte bukur vetëm prej saj!

Burimi: Cosmopolitan