Celebrity

Më shumë njerëz duhet të dinë për futbollistin Sadio Mane: Ja pse!

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2022

Më shumë njerëz duhet të dinë për futbollistin
Photo Credits: Google Images

Sadio Mane, futbollisti nga Senegal, është më shumë se një sulmues fenomenal. Ai është 27 vjeç, i pasur, ka fituar tashmë shumë ndeshje me FC Bayern, Munich dhe po përgatitet të fitojë më shumë vitin e ardhshëm duke pasur parasysh forcën dhe konkurrencën e ekipit luftarak të Klopp

Sidoqoftë, kjo nuk është cilësia më e mirë kur flitet për të. Mané është më shumë se thjesht një kampion futbolli.

Në një intervistë, ai është shprehur:

“Pse do të doja dhjetë Ferrari, njëzet orë diamanti, apo dy avionë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua apo për botën?”

Futbollisti ka folur rreth fëmijërisë së tij, duke thënë:

“Isha i uritur dhe më duhej të punoja në fushë; Kam mbijetuar kohë të vështira, kam luajtur futboll zbathur, nuk kam pasur arsim e shumë gjëra të tjera, por sot me ato që fitoj falë futbollit mund t'i ndihmoj njerëzit e mi”, shtoi ai.

Sadio vazhdoi duke përshkruar angazhimin e tij personal:

“Kam ndërtuar shkolla dhe një stadium. Kemi ofruar rroba, këpucë, ushqim për njerëzit që janë në varfëri ekstreme. Përveç kësaj, unë u jap 70 euro në muaj të gjithë njerëzve në një rajon shumë të varfër të Senegalit, shumë që kontribuon në ekonominë e tyre familjare”.

Në botën e futbollit, që globalisht po bëhet gjithnjë e më shumë simboli i një shoqërie të dhunshme, barbare dhe indiferente, nuk mund të injorohet shembulli që ka dhënë 27-vjeçari.

Sadio Mané, i lindur në Banbali, është një nga fëmijët e shumtë afrikanë që gjetën lodrën e përsosur në një top me lecka. Ndryshimi është se ai, ndryshe nga shumica, ishte në gjendje të largonte mjerimin, urinë, sëmundjet dhe një jetë të vështirë.

Pas shumë vitesh futbollisti nuk e ka harruar origjinën e tij, ditët e tëra të kaluara duke parë horizontin, lotët që derdhi, pritjet, shpresat që rriteshin dhe misionin për paqen që ky individ me fat e ka vendosur si synim.

Mane e mbyll duke thënë:

“Nuk kam nevojë të ekspozoj makina luksoze, vila të bukura, udhëtime, e lëre më aeroplanë, më mirë që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta".

Burimi: Focus on Africa