Pak ditë më parë, Einxhel dhe Dagz konfirmuan më në fund lajmin se do të bëheshin prindër pavarësisht se zërat për një shtatzëni të mundshme qarkullonin prej kohësh. Çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" tregojnë tani gjatë një interviste për "Pushime On Top" sesi mësuan lajmin dhe emocionet e para.
"Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi, por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë."- tregoi Einxhel duke shtuar se një fëmijë është diskutuar që brenda shtëpisë së famshme, ndonëse asokohe edhe me nota humori.
Nga ana tjetër Dj Gagz thotë se vazhdonte të mos e besonte derisa dëgjoi zemrën e bebushit të rrihte.
"Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë I marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit I thashë më duket se po të bëj hallë. Testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që brenda shtëpisë se do të bënte tatuazh kur ta bëja baba."- vazhdoi ajo.
Nëse ka patur diçka të "vështirë" nga momenti i parë kur mësuan shtatzëninë, për Einxhelin ka qenë- t'ja tregojë të atit.
"Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund tja thoja."
Përsa i përket gjinisë së bebushit, çifti tha se ende nuk e dinë as vetë pasi do ta zbulojnë përmes një feste me familjarët dhe miqtë e ngushtë.