Style Tips

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic për t'i veshur

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2022

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic

Ka diçka shumë elegante, seksi dhe chic në të njëjtën kohë tek fundet dhe veçanërisht tek fundet e gjata që këtë sezon kanë qenë më shumë se në modë. Duke qenë se vjeshta është në prag, fundet e gjata (të ngushta pas trupit apo edhe të derdhura) do t'i shihni në masë. Kjo për shumë arsye, por kryesorja sepse duken cool, janë praktike dhe të bëjnë të dukesh "e veshur shtrenjtë". 

Patjetër që sekreti dhe çelësi qëndron tek kombinimi i duhur. Këtë sezon hiqni dorë nga rripat e fundeve në bel dhe kushtojini vëmendjen këmishës me të cilën do ta kombinoni. 

1. Një këmishë krem me mëngë të gjata. 

Me këtë veshje mund të shkoni në çdo ambient dhe do të dukeni njësoj elegante! 

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic

2. Fundi i gjatë xhins kërkon këmishë/kanotjere mëndafshi për ta bërë pak më chic veshjen.

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic

3. Setet janë në modë! Kombinojeni me këmishën/bluzën e kostumit. 

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic

4.Këmishat e gjëra, të lirshme jashtë fundit për t'u dukur më cool! 

Nuk do të ngjani me asgjë! 

Për fanset e fundeve të gjatë: 4 mënyrat më chic

Burimi: Who What Wear