Pushteti

Pas videos, dalin rezultatet e testit të drogës për kryeministren finlandeze!

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2022

Pas videos, dalin rezultatet e testit të drogës për kryeministren
Photo Credits: NY Post

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negative për konsum të çdo lloj droge, deklaron qeveria, pasi ajo u pa duke kërcyer, duke kënduar dhe duke pirë në një festë të fundit.

Marin, 36 vjeçe, pranoi të bënte testin për të zbutur shqetësimet për sjelljen e saj.

Ajo thotë se nuk ka marrë kurrë drogë dhe mohon të ketë bërë diçka të paligjshme në festë, por thotë se ka pirë alkool.

Një video e publikuar ajo shfaqet duke festuar me miq.

Një deklaratë e qeverisë tha se "asnjë drogë nuk u gjet" në test. Deklarata shtoi se kryeministrja i ka paguar vetë shpenzimet e testit.

Këshilltarja speciale e kryeministres, Iida Vallin, tha se mostra e urinës ishte testuar për kokainë, amfetaminë, kanabis dhe opioidë.

Pas publikimit të videove, Sanna Marin u përball me kritika nga disa politikanë, dhe një lider i partisë opozitare i kërkoi asaj të bënte një test droge.

Zonja Marin nuk e ka fshehur asnjëherë anën e saj "festive" dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore.

Vitin e kaluar ajo kërkoi falje që shkoi në klub pasi pati kontakt të ngushtë me dikë që rezultoi i infektuar me Covid-19. Në fillim të këtij muaji, Marin u quajt "kryeministrja më e lezetshme në botë" nga gazeta gjermane Bild.

Ndërkohë, edhe njerëzit në rrjete sociale si Instagram, LinkedIn etj., kanë qenë kryesisht mbështetës ndaj kryeministres.

Kush është Sanna Marin?

- Në vitin 2019, në moshën 34-vjeçare, Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë pasi u zgjodh nga partia e saj për të pasuar ish-udhëheqësin Antti Rinne.

- Ajo vjen nga një prejardhje modeste. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte e re dhe në vitet e hershme nëna e saj e rriti vetëm.

- Në vitin 2015, Marin foli për stigmën që hasi kur nëna e saj ishte në një lidhje me të njëjtin seks.

- Pasi studioi në Universitetin e Tamperes dhe shërbeu në qeverisjen lokale, ajo u zgjodh në parlamentin e Finlandës në vitin 2015, në moshën 29-vjeçare.

Burimi: BBC