
Një tjetër bebe në horizont për Nick Cannon!
Dje, komediani zbuloi se partnerja e tij, Brittany Bell është shtatzënë dhe do ta bëjë baba për të 10-ën herë Nick Cannon.
Deri më tani, dy partneret e tij janë shtatzënë në të njëjtën kohë, sepse Nick nuk e ka aspak qejf monogaminë, qartazi, as kondomët.
Së bashku, çifti ka edhe dy fëmijë: djalin Golden, i lindur në 2017-ën dhe vajzën, Powerful Queen, e cila lindi në vitin 2020.
View this post on Instagram
Ai ndau në Instagram një video, ku shihet Bell duke qeshur, ndërkohë që ndodhet në një set fotografik. Cannon e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Koha ndali dhe kjo ndodhi”. Të gjithë supozojnë se familjes do t'i shtohet një tjetër djalë, pasi Cannon ka përdorur hashtag #SonRise.
E dimë që mund ta kesh ca të vështirë të përqendrohesh, por ky është Nick Cannon dhe kjo është partnerja tjetër shtatzënë:
View this post on Instagram
Nëse po pyet veten cilat janë nënat e fëmijëve të tij, ta shuajmë ne kuriozitetin:
Mariah Carey - me të cilën ka qenë edhe i martuar. Së bashku kanë dy fëmijë binjakë: djali, i quajtur Maroccan dhe vajzën, Monroe, të lindur në 2011-ën.
Brittany Bell - me partneren, e cila pritet ta bëhet baba. Siç e thamë më lart, kanë dy fëmijë: Golden dhe Powerful Queen.
Abby De La Rosa - aktualisht shtatzënë. Nick dhe Abby kanë edhe dy fëmijë: Zion Mixolydian dhe Zillion Heir, sërish binjakë.
Alyssa Scott - modelja ishte nëna e Zen, i cili ndërroi jetë nga një tumor në kokë, në dhjetori të 2021-shit.
Bre Tiesi - kanë një bebush, të quajtur Ledendary Love.
Domethënë, 5 nëna, 8 fëmijë, 2 pritet të lindin...Nick Cannon nuk di të ndalet.
Artikuj të sugjeruar: