Celebrity

Olivia Wilde e përjashtoi Shia LaBeouf nga filmi “Don’t Worry Darling”, por pse?

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2022

Olivia Wilde e përjashtoi Shia LaBeouf nga filmi “Don’t Worry
GETTY IMAGES

Olivia Wilde ka treguar më shumë rreth vendimit të saj për të përjashtuar Shia LaBeouf nga roli i tij në “Don’t Worry Darling”, film në të cilin Wilde është regjisore dhe aktore.

Shia luante rolin e Jack, në krah të Florence Pugh, por më pas u zëvendësua nga Harry Styles, si pasojë e “përplasjeve të axhendës”.

Por tanimë, Wilde ka folur më shumë rreth ngjarjes: “E them këtë si dikush që e ka admiruar punën e tij. Ecuria i tij nuk ishte e favorshme për etikën që unë kërkoj në prodhimet e mia. Ai ka një metodë, që në njëfarë mënyre kërkon një energji agresive dhe unë personalisht, nuk besoj se përshtatet për të kryer performancat më të mira”.

Wilde vijoi: “Unë besoj në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të besueshëm, pasi kjo është mënyra më e mirë që njerëzit të japin më të mirë në punë. Në fund të ditës, përgjegjësia ime ndaj produksionit dhe kastit është që t’i mbroj ata. Kjo është puna ime”.

Regjisorja dhe aktorja ceku edhe periudhën pas përjashtimit të LaBeouf, duke thënë: “Shumë gjëra dolën në dritë pasi ndodhi (përjashtimi), të cilat më shqetësuan vërtet”, referuar sjelljes së Shia. Ajo pohoi se situatat vulnerable në të cilat vendosej Florence, protagonistja e “Don’t Worry Darling” ishin vulnerable, ndaj të gjithë duhet të tregoheshin shumë mbështetëse ndaj saj.

Wilde i uroi shëndet dhe zhvillime pozitive në jetë Shia-s dhe tregoi se nuk ka asgjë personale, thjesht profesionale.

Disa muaj pas largimit të Shia nga filmi, ish-e dashura e tij Tahliah Barnett, e paditi për abuzim dhe denigrim seksual. Ajo e përshkroi marrëdhënien me LaBeouf si një “makth të gjallë” dhe pohoi se me vetëdije, aktori e infektoi atë me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

LaBeouf i ka mohuar akuzat dhe ekipi i tij ligjor ka thënë se aktori “nuk ka i ka shkaktuar asnjë dëm apo lëndim” ish-partneres së tij, duke mohuar kështu çdo pretendim.

Gjithsesi, aktori e ka pranuar se lufta e tij me alkoolin e kishte shtyrë të ishte abuziv me njerëzit që e rrethonin.

Artikuj të sugjeruar: