Celebrity

Dua Lipa cilësohet si 'Cher e brezit tonë' dhe reagimi i Cher duket pak pasivo-agresiv!

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2022

 

Dua Lipa cilësohet si 'Cher e brezit tonë' dhe reagimi i
Photo Credits: Alamy Stock

Nuk ka asnjë dyshim për këtë: Të dyja këngëtaret, Cher dhe Dua Lipa, janë ikona më vete. Megjithatë, disa njerëz në Twitter kanë vendosur t'i krahasojnë disi me njëra-tjetrën, duke e cilësuar Duan, si "Cher e këtij brezi".

Ç'mendon Cher për këtë? Këngëtarja ka komentuar në një prej postimeve të tilla:

"Sa vite janë në një brez?!"

Për t'iu përgjigjur pyetjes së Cher, edhe pse në dukje ironike [?], konsensusi i përgjithshëm është se ka rreth 20 deri në 30 vjet në një brez.

Njerëzit iu përgjigjën shpejt postimeve në Twitter, dhe disa nuk pajtoheshin me krahasimin:

"Ti je e vetmja Cher e të gjitha brezave, ato mund të jenë të bukura dhe të talentuara, por askush nuk krahasohet me ty."

Të tjerë menduan se krahasimi ishte mjaft i saktë.

Një komentues tha se gratë nuk duhet të krahasohen fare dhe se të dyja janë shumë të suksesshme në individualitetin e tyrë. Dua është Dua Lipa e gjeneratës sonë. Cher është Cher. Nuk ka nevojë për krahasime. 

Duket se krahasimet nisën një "luftë të heshtur" mes këngëtareve, edhe pse Dua Lipa nuk ka komentuar dhe me siguri, nuk e ka vënë re fare zhurmën e pakonsiderueshme që është bërë në rrjet. Për Cher nga ana tjetër? S'mund të themi të njëjtën gjë...

Burimi: BuzzFeed