Më shumë se 100 vjet që kur u fundos - dhe disa dekada që kur Leo dhe Kate përjetuan romancën e tyre - Titaniku gëzon një interes të madh te njerëzit. Ndërkohë, anija e vërtetë qëndron 3,800 metra poshtë në fund të Atlantikut, 400 milje detare larg brigjeve të Kanadasë dhe mund të vizitohet nga një grup i kufizuar njerëzish.
Kompania amerikane OceanGate aktualisht po rekruton zhytës për ekspeditën vjetore të Titanikut, e cila nis në maj 2023. Më pak se 250 njerëz e kanë parë personalisht Titanikun dhe fushën e mbeturinave përreth që nga zbulimi i rrënojave, sipas OceanGate.
Kompania do të trajnojë disa njerëz të thjeshtë që duan ta shohin nga afër. Mjafton të jeni mbi 18 vjeç, të jeni mjaftueshëm të stërvitur sa për t’u zhytur dhe sigurisht të keni 250,000 euro për tarifën e trajnimit.
Ekspeditat janë pjesë e një "studimi shumëvjeçar të Titanikut dhe ekosistemit të tij unik të biodiversitetit,” shton OceanGate.
Personat me talasofobi (frika e vazhdueshme nga trupat e mëdhenj, të thellë dhe shpesh të errët të ujit) nuk besojmë se do të donin të merrnin pjesë.