Bebe

30+ emra bebesh që kanë kuptimin 'jetë'

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

30+ emra bebesh që kanë kuptimin 'jetë'
Photo Credits: @arbanao/ Instagram

Më 1 shtator Arbana Osmani njofton ardhjen në jetë të vajzë së saj, duke zbuluar edhe emrin: Zoi.

Zoi është një emër me origjinë greke dhe do të thotë "jetë". Nëse ideja ju tërhoqi, më poshtë gjeni një listë me emra që në thelb kanë kuptimin "jetë".

Emra vajzash

Alba, spanjisht, italisht, do të thotë "agim" dhe "jetë e re"
Anastasia, rusisht, do të thotë "ringjallje" ose "jetë e re"
Asha, suahili, do të thotë "jetë"
Aisha, arabisht, do të thotë "jetë"
Aurora, romake e lashtë, do të thotë "agim" ose "jetë e re"
Ausra, lituanisht, do të thotë "agim" ose "jetë e re"
Ayelet, hebraisht, do të thotë "agim" dhe "jetë e re"
Ava, gjermanisht, do të thotë "jetë"
Cansu, turqisht, do të thotë "ujë i jetës"
Chae-Won, koreane, do të thotë "fillim"
Enid, uellsisht, do të thotë "shpirt" ose "jetë"
Eva, italisht, do të thotë "jetë"
Evette, frëngjisht, do të thotë "jetë"
Kia, me origjinë afrikane, do të thotë "fillime të reja" ose "fillimi i sezonit"
Luljeta, shqip, do të thotë "lulja e jetës"
Noema, greqisht, do të thotë "hëna e re" që simbolizon rilindjen
Nurcan, turqisht, do të thotë "shpirt i ndritshëm" ose "dritë e jetës"
Nyssa, greqisht, do të thotë "fillim i ri"
Renata, spanjisht, do të thotë "rilindur"
Renee, frëngjisht, do të thotë "rilindur"
Wahuj, arabisht, do të thotë "fillim i ri"
Zera, hebraisht, do të thotë "fillim i ri"

Emra djemsh

Anastasius, greqisht, do të thotë "rilindje" ose "ringjallje".
Ankur, hindisht, do të thotë "jetë e re"
Beathan, gaelishte skoceze, do të thotë "jetë"
Bion, greqishtja e lashtë, do të thotë "jetë"
Can, turqisht, do të thotë "jetë" ose "shpirt"
Caner, turqisht, do të thotë "jeta e trimit"
Chaim, hebraisht, do të thotë "jetë"
Ercan, turqisht, do të thotë "jeta e trimit"
Fajr, arabisht, do të thotë "agim" ose "jetë e re".
Phoenix, mitologji greke, do të thotë "rimishërim"
Umar, arabisht, urdu, do të thotë "i populluar, i lulëzuar", që rrjedh nga arabishtja ??? ('umr) që do të thotë "jetë".
Vihaan, sanskritisht, do të thotë "fillimi i një epoke"
Vitus, romake e lashtë, do të thotë "jetë"
Zoticus, greqishtja e lashtë, do të thotë "plot jetë"

Burimi: Family Education