
George Clooney dhe Julia Roberts thanë me shaka se kanë xhiruar 80 herë një skenë puthjeje, për ta bërë atë siç duhet.
Aktorët ikonikë, të cilët fillimisht luajtën krah njëri-tjetrit në Ocean's Eleven, janë rikthyer për një film të ri - Ticket to Paradise.
Me regji të Ol Parker, filmi i ri tregon Clooney dhe Roberts si një çift i divorcuar që përpiqet të ndajë vajzën nga i fejuari, një fermer që ajo njohu gjatë një udhëtimi.
Pavarësisht roleve të tyre, Clooney dhe Roberts janë miq prej vitesh.
Në një intervistë për The Times, aktori rrëfeu se "u deshën 80 përsëritje" për një skenë puthjeje, por Roberts e korrigjoi duke thënë:
"Po, sepse 79 herë po qeshnim dhe më pas u puthëm."
Përtej shakave të dyshes, ky është lloji i punës së palodhur dhe përkushtimit që duhet, në mënyrë që gjithçka të jetë perfekte.
Derisa të dalë filmi, zbuloni pak nga traileri:
Burimi: Unilad