Celebrity

Jason Momoa, pa flokët e gjatë, duket totalisht tjetër njeri

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2022

Jason Momoa, pa flokët e gjatë, duket totalisht tjetër njeri
Getty Images

Ok, i kemi parë transformimet drastike, por nga ky i Jason Momoa s’po e marrim dot veten.

Në një postim në Instagram, shfaqet ylli i “Aquaman”, duke prerë flokët e gjatë për një kauzë domethënëse, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi dëmin që po i shkaktojnë planetit mbetjet e plastikës, sidomos ato njëpërdorimëshet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Momoa (@prideofgypsies)

Në video, aktori shihet duke prerë pjesën e sipërme të flokëve dhe duke rruar anësoret, ndërkohë që flet për dëmin e mbetjeve plastike.

“Për fillimet e reja”, shkruhet në mbishkrim dhe 43-vjeçari inkurajon njerëzit që të mbrojnë tokën dhe oqeanin, duke bërë thirrje që të mos përdoren më plastika njëpërdorimëshe, si: shishet, qeset dhe paketimet plastike.

Gjithsesi, pavarësisht gjërave shumë të mençura dhe të vërteta që thotë “Aquaman-i” ynë, a mund të themi që duket një yll edhe me këtë model?

Artikuj të sugjeruar: