Britania u zgjua këtë të premte për herë të parë në 70 vite pa mbretëreshën Elizabeth II në krye.
Homazhet nga e gjithë bota kanë nisur për ikjen e saj, e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare pas mbretërimit më të gjatë në historinë britanike. Gjatë kësaj periudhe ajo mbikqyri deri në çastet e fundit perandorinë britanike, përballoi trazirat globale dhe skandalin e brendshëm, mirëpriti 15 kryeministra dhe modernizoi ndjeshëm monarkinë.
Djali i madh i mbretëreshës, princi Charles III pritet të bëhet mbret. Gjatë orëve dhe ditëve në vijim do të bëhet publik intenerari i homozheve dhe eventeve në nder të jetës dhe kontributit të saj.
Me mijëra qytetarë kanë vendosur lule jashtë rezidencave mbretërore, ambasadave apo katedraleve.
Sot Mbreti Charles III pritet të udhëtojë nga Balmoral në Londër me gruan e tij, Camilla, tani Queen Consort.
Në mesditë pritet të bien këmbanat në nderim të Mbretëreshës në Westminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Windsor ndërkohë që qeveria pritet të konfirmojë kohën e zisë kombëtare.
Mbreti do të bëjë fjalimin e tij të parë televiziv drejtuar kombit si mbreti i ri i Britanisë së Madhe.
- Pas vdekjes së Mbretëreshës, ndryshon titulli i Princit William dhe Kate Middleton
- 7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Funerali i Mbretëreshës: Çfarë pritet gjatë 10 ditëve të ardhshme?
- Mbreti Charles III bën deklaratën e parë si monark pas vdekjes së Mbretëreshës!
Burimi: CNN