
Nëpër rrugët e Sydney njerëzit vendosën lule e ndërsa në Californi, ndezën qirinj. Shumë të tjerë ndryshuan foton e profilit në llogaritë e tyre sociale, duke e zëvendësuar me foton e madhërisë së saj, që quhej ndryshe "mbrojtësja e njerëzve".

Edhe në Honolulu flamujt janë në gjysmë shtizë. Kulla Eiffel në Paris ka fikur dritat në shenjë pikëllimi dhe respekti për mbretëreshën. Ndërkohë, mbi pallatin e Buckingham-it, 2 ylberë u shfaqën më të ndritshëm se kurrë.

Sapo lajmi i trishtuar u bë publik, bota reagoi menjëherë, duke shprehur në çdo formë të mundshme ngushëllimet, keqardhjen dhe nderimet për mbretëreshën Elizabeth.
Drejtuesi i një programi radiofonik në Zelandën e Re shpërtheu në lot gjatë transmetimit, teksa raportonte detajet e reja nga vdekja e saj.

Në Times Square në Neë York imazhi të një mbretëreshe të buzëqeshur, ndërsa ndërtesa e Empire State u ndriçua pas perëndimit të diellit në ngjyrë vjollce dhe argjendi për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e saj.
Ndërtesa e Bashkisë së Tel Avivit mori formën e flamurit britanik në shenjë nderimi për mbretëreshën.

Në Berlin, lule dhe qirinj u vendosën jashtë Ambasadës Britanike, ndërsa në Venecia, "God Save the Queen" u luajt jashtë ndërtesave të Festivaleve.
Statuja ikonike e Krishtit në Rio de Zhaneiro në Brazil, u ndriçua në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu.

Mbretëresha ishte më liderja që udhëtonte më shumë krahasuar me çdo figurë tjetër shteti. Ajo vizitoi çdo vend të Commonëealth përveç Cameroon, i cili nuk u bashkua deri në vitin 1995 dhe Ruandës, 2009.
Ajo vizitoi Kanadanë 22 herë, Australinë 16, Zelandën e Re 10 dhe Jamaica-n gjashtë.
- Për herë të parë pas 70 vitesh, Britania zgjohet pa mbretëreshën
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Pas vdekjes së Mbretëreshës, ndryshon titulli i Princit William dhe Kate Middleton
- 7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Funerali i Mbretëreshës: Çfarë pritet gjatë 10 ditëve të ardhshme?
Burimi: The Guardian