Vdekja e mbretëreshës nënkupton se në vazhdim, djali i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Archie Mountbatten-Windsor, është teknikisht një princ- një titull që e ëma, Meghan Markle pretendon se i është mohuar prej origjinës së tij.
Motra e tij e vogël, Lilibet “Lili” Mountbatten-Windsor gjithashtu do të marrë titullin princeshë pas ikjes së mbretëreshës dhe pas ngjitjes në fron të gjyshit të saj, princit të Wales-it.
Gjatë intervistës së famshme me Oprah vitin e shkuar, Meghan tha se u shokua kur i thanë se Archie nuk do të merrte mbrojtje të veçantë sepse ai s'kishte një titull dhe aludoi se kjo vinte si pasojë e racës së tij të miksuar.
Sussexes thanë po në të njëjtën intervistë se prisnin që Archie do të merrte titullin "princ" pasi Charles të merrte fronin, por thanë se më vonë u ishte thënë që protokollet kanë ndryshuar.
Sipas protokolleve të vendosura nga Mbreti George V në 1917, fëmijët dhe nipërit e një sovrani kanë të drejtë që në mënyrë automatike të marrin titullin HRH dhe princ ose princeshë.
E pyetur gjatë intervistës me Winfrey, nëse ishte dakord që i biri të merrte titullin princ Meghan tha: "Nëse kjo do të shërbente për sigurinë e tij, atëherë patjetër."
E pyetur në intervistën e Winfrey nëse Archie ishte një princ ishte e rëndësishme për të, Meghan ishte përgjigjur: "Nëse do të thoshte se ai do të ishte i sigurt, atëherë sigurisht." Kjo u tha në sfondin e anëtarëve të gjerë të familjes mbretërore që nuk kishin të drejtë automatike për sigurinë policore.
- Lot, qirinj dhe një lamtumirë për ‘boss lady-n': Përmes fotove, si po e nderon bota mbretëreshën
- Për herë të parë pas 70 vitesh, Britania zgjohet pa mbretëreshën
- Pyetjet më të sikletshme rreth seksit që njerëzit u bëjnë ekspertëve
- 7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Funerali i Mbretëreshës: Çfarë pritet gjatë 10 ditëve të ardhshme?
Burimi: The Guardian