Çfarë po ndodh rreth nesh

Kika i hidhet në fyt Albës

27 Mars 2015

Kika i hidhet në fyt Albës

Një debat midis Albës dhe Kikës ka përfunduar në një situatë të ekzagjeruar mes dy banorëve. Çdo gjë ka nisur kur Kika i ka thënë Albës "Të Dua" dhe kjo e fundit i ka kërkuar djalit nga Peja të mos ia thotë më diçka të tillë sepse e bën për të vjellë. "Ndonëse fjala "Të Dua" është një fjalë shumë e bukur, e thënë nga goja e Kikës duket e neveritshme"- ka pohuar ajo.

Debati ka vazhduar edhe më tej e Kika i ka thënë Albës "Ti ke kërkuar të bësh koalicion me mua kundër Xhensilës", deklaratë të cilën Alba e ka mohuar, ndonëse Kika i ka shtuar se gjithçka është e filmuar .

Më pas Alba i ka komentuar Kikës, lojën që ai po bën brenda shtëpisë duke i thënë se loja jote e tij është hipokrizi, sepse ai këtej të puth dhe prapa krahëve të shan. "Ke futur gjithë banorët në sherr me njëri-tjetrin, sepse sajon gjera të paqëna". Ajo shkon edhe më tej duke i thënë “Po të dua, e shkatërroj figurën tënde në sekondë me gjërat që di për ty”.

Kjo e ka nxehur tej mase Kikën i cili ka tentuar ta kapë prej fyti Albën ndërsa banorët janë munduar ta qetësojnë.

Shihni videon

#showbiz