Francesco Totti, ish ylli i futbollit prej kohësh është kryefjala e portaleve, që pas ndarjes *dramatike* nga ish-bashkëshortja Ilary Blasi.
Ish-kapiteni i Romës, pas gjithë fjalëve që ka dëgjuar në lidhje me raportin e tyre, së fundmi është shprehu se nuk ka qenë ai i pari që ka keqtrajtuar partneren.
"Nuk është e vërtetë që keqtrajtimi nisi nga unë. Kam thënë që nuk do të flisja kurrë dhe s'doja ta bëje, por kam dëgjuar shumë këto javët e fundit. Disa prej deklaratave kanë bërë edhe fëmijët e mi të vuajnë."- u shpreh Totti gjatë një interviste për Corriere della Sera.
Ai, siguroi se nuk do të jepte më asnjë deklaratë apo informacion tjetër vetëm për të mbrojtur fëmijët.
"Kriza e vërtetë mes nesh nisi në mars-prillin e kaluar, por unë kam shumë kohë që vuaj. Kam kaluar një periudhë të vështirë. Në fillim sepse hoqa dorë nga futbolli, pastaj ndodhi që im atë humbi jetën si pasojë e Covid. Unë gjithashtu u infektova me Covid-19 për 15 ditë. Gruaja ime nuk ishte pranë meje në gjithë këto ngjarje që përmenda."- vazhdoi ai.
Ish-futbollisti i famshëm gjithsesi nuk harroi të merrte përsipër pjesën e tij të fajit.
"Kur diçka thyhet faji është 50 me 50. Unë duhet të qëndroja më shumë pranë saj. Në shtator të vitit të shkuar, nisa të dëgjoja thashetheme të tipit: Ilary ka dikë tjetër. Në fakt, kishte më shumë se një."
Totti tregoi se iu desh të kontrollonte telefonin e saj për të konfirmuar zërat.
"S'e kisha bërë kurrë gjatë 20 viteve dhe as ajo me mua, por u bëra me paranoja. Kontrollova telefonin e saj dhe pashë që ekzistonte një person i tretë i cili po bënte rolin e ndërmjetësit mes Ilary-it dhe dikujt tjetër. Gjeta mesazhe të tipit: "shihemi në hotel". Edhe në të shkuarën ka patur thashetheme për mua, por ishin thjesht thashetheme. Kësaj here kisha prova. Kisha fakte. E gjithë kjo më futi në depresion. Nuk mund të flija dhe pavarësisht se bëja sikur gjithçka ishte ok, s'isha më unë. Ishte dikush tjetër. Dola nga e gjithë kjo falë Naomi-it."
Ylli i sportit italian tregoi se lidhja e re me Noemi Bocchi erdhi pas ndarjes nga ish-bashkëshortja.
"Ne dilnim si miq. Pastaj, pas Vitit të Ri u kthye në histori romantike. Ilary ka dalë me burra të tjerë para se historia ime me Naomi-n të lindte."
Nga ana tjetër, nëpër mediat italiane dramën Francesco- Ilary e shoqëron një tjetër emër, ai i Cristiano Iovino. Ky i fundit thuhet se u bë shkak për ndarjen e dyshes. Cristiano fillimisht ishte thjesht traineri personal i fitnesit të Ilary-it, por së fundmi përflitet si i dashuri i saj i ri.
Moderatorja, është e vetmja që ende nuk ka bërë publike versionin e saj të historisë, por burime për La Repubblica, thonë se Blasi është shprehur kështu tek miqtë e saj:
"Do të vazhdoj të mbroj fëmijët e mi. Edhe pse kam zbuluar gjëra që mund të shkatërronin 50 familje."
Ndarja mes Totti-t dhe Blasit erdhi pas 17 vitesh martesë dhe tre fëmijësh. Ata e bënë publik vendimin korrikun e kaluar, por dramat janë ende në fazën kulminante.
Burimi: Corriere della Sera