Thonjtë

Ç’është “teoria e thonjve të kuq” që po çmend TikTok-un?

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

Ç’është “teoria e thonjve të kuq”
TikTok

Trendet në TikTok nuk kanë fund dhe tanimë, gocat janë fiksuar me manikyrin e kuq, sepse sipas tyre, tërheq burrat që kanë qejf.

Në një postim në TikTok, ku tregohen thonjtë e kuq të Hailey Bieber, një tiktokere tregon pse kjo teori funksionon dhe pse burrat tërhiqen ndaj thonjve të kuq. “Burrat tërhiqet nga thonjtë e kuq, sepse duke u rritur, të gjitha pëlqimet ndaj njerëzve të famshëm, mësueset, gruaja e parë me të cilën u prezantuan, kishte thonj të kuq (duke marrë në konsideratë trendin e viteve ’90). Ju betohem, kur kam thonj të kuq, burrat i komentojnë. Unë mendoja se ishte ngjyrë për gjyshe, por besojini procesit”, thotë ajo.

Të tjera vajza e provuan trendin dhe aprovuan se thonjtë e kuq marrin shumë komplimente dhe se duhet ta provoni teorinë.

Artikuj të sugjeruar: