
Sërish, Nick Cannon është bërë baba. 41-vjeçari ka bërë me dije se është bekuar me një vajzë, e cila është quajtur Onyx Ice Cole Cannon.
View this post on Instagram
Onyx është fëmija i 9 i Nick Cannon, këtë herë me LaNisha Cole.
Ai u shpreh mëse i lumtur dhe premtoi se do ta mbronte, udhëhiqte dhe donte bebushen, ndërkohë që e cilësoi edhe si “engjëll në tokë”.
Cannon vlerësoi maksimalisht edhe LaNisha Cole, duke thënë se ajo është një prej shpirtrave më paqësorë që Cannon ka parë ndonjëherë. Gjjithashtu, u kërkoi fansave që t’i mundësojnë asaj hapësirën dhe qetësinë për t’u gëzuar në këtë moment kaq të lumtur.
“Sa për mua, nëse vërtet shqetësoheni gjatë kësaj periudhe të luftës sime shpirtërore, betejat e mia me veten, mirëqenien mendore dhe shqetësimet të shëndetit fizik…vijoni të luteni për mua dhe familjen time”, e mbylli postimin e tij Nick Cannon.
Ndërkohë, artisti është në pritje të bebushit të 10 me Brittany Bell.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: