
Photo Credits: @grimes/Instagram
Këngëtarja kanadeze Grimes ka ndarë një foto për ndjekësit pasi i është nënshtruar një procedure misterioze kozmetike.
Grimes, 34 vjeç, po lë internetin të spekulojë se çfarë operacioni ka bërë së fundmi – dhe shumë njerëz besojnë se ka të bëjë me veshët e saj.
Këngëtarja hodhi një foto në Twitter dhe shkroi:
"Bëra diçka të çmendur!"
Dhe e dini çfarë mund të ketë bërë sipas ndjekësve? Veshët! Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, deri sa të mësoni se njerëzit dyshojnë se bëhet fjalë për veshë elfi.
Ndërsa këngëtarja ka mbajtur më parë ose ka modifikuar veshë elfi, ende nuk është konfirmuar se cila ishte procedura aktuale e Grimes.
Burimi: Unilad