
Brad Pitt e di ç’do të thotë të jesh një burrë seksi në Hollywood, ndaj nuk e ka të vështirë të zgjedhë burrat e tjerë që sipas tij, janë shumë tërheqës. Në një intervistë për “Vogue”, aktori 58-vjeçar tregoi shijet e tij.
View this post on Instagram
“Në botën e aktrimit – sepse është puna ime – menjëherë do të zgjidhja Paul Newman”, tha Pitt, pa u menduar shumë gjatë.
Ja dhe Paul Newman në rininë e tij, gati për të thyer zemra dhe për të pushtuar botën me ata sy:

“Sepse është plakur me hijeshi dhe është një qenie shumë speciale, zemërmirë, i ngrohtë dhe i sinqertë”, vijoi Brad.
Më pas, tha edhe një tjetër emër, që të gjithë e prisnim: George Clooney. “Kam një emër, George Clooney, sepse përse jo?”, tha Pitt.
Dhee, Clooney, më i pashëm se kurrë:

Pra, tanimë e dini: Paul Newman dhe George Clooney janë burrat më seksi, sipas një burri shumë seksi.
Artikuj të sugjeruar: