Instagramming

Fjoralba Ponari nuk është gati për fëmijë, por kjo foto mund të bëhet shkak

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2022

Fjoralba Ponari nuk është gati për fëmijë, por kjo foto

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj kanë një lidhje të konsoliduar disavjeçare, megjithatë referuar deklaratave të mëparshme të moderatores, ajo nuk është gati për të pasur fëmijë. Sidoqoftë, ndonjëherë mjafton një moment për t’u bërë shkak i vendimeve të rëndësishme.

Ajo shpërndau një foto të partnerit teksa mban në krahë dhe sheh me adhurim një fëmijë, ku shkruan: “Foto si kjo, mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme!”

Fjoralba Ponari nuk është gati për fëmijë, por kjo foto

Mesazhi ka nota humori, por gjithashtu mund të nënkuptojë një tjetër hap në marrëdhënien e tyre. Të parit partnerin tërësisht të përkushtuar me fëmijët, mund ta bindë moderatoren për kapitullin e ri.

Ditë më parë, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Fjoralba u shpeh se e dashuron idenë e të pasurit fëmijë, por nuk është gati.

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!” tha ajo.

Fjoralba Ponari nuk është gati për fëmijë, por kjo foto