Mama Talk

Ky emër po jua lehtëson kaq shumë jetën nënave të reja!

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2022

Ky emër po jua lehtëson kaq shumë jetën nënave të

Kur sapo je bërë nënë, përveç gjithë dashurisë magjike dhe të pashpjegueshme, përveç gjithë emocioneve dhe gëzimeve, ka edhe ca ndjesi të tjera - shqetësimet dhe frikën për vogëlushin tënd. Sidomos me fëmijën e parë, pasiguria ka të ngjarë të jetë shoqëruesi juaj i përditshëm:

“A po pi foshnja mjaftueshëm? Pse refuzon të hajë? Pse nuk ndalon së qari? A i dhemb barku? Çfarë duhet të bëj nëse i dhemb barku?

Po sikur t'ju themi se kemi një emër që i përgjigjet plotësisht të gjitha këtyre sfidave që përmendëm më lart? Mbani mend ose shkruani diku: BioGaia Protectis Probiotic!

Nëse ky emër është i ri për ju, keni humbur një informacion shumë të rëndësishëm gjatë rrugës, ndaj mos humbisni më kohë. Probiotikët e BioGaia janë një produkt i padiskutueshëm për sa i përket sigurisë dhe efektivitetit nga mjekët. Ata që e njohin, betohen për këtë probiotik. Me siguri po pyesni veten pse. Çfarë i bën ky produkt shëndetit të fëmijës suaj?

Ky emër po jua lehtëson kaq shumë jetën nënave të

BioGaia është një kompani lider në Suedi që ka hulumtuar dhe zhvilluar produkte probiotike për 30 vitet e fundit dhe është prezente në më shumë se 100 vende të botës. Është një nga kompanitë e pakta që ka studiuar shkencërisht probiotikët dhe ka rezultate të mirëdokumentuara. Në fakt, historia e BioGaia daton në vitin 1980 kur dy shkencëtarë, Sven Lindgren dhe Walt Dobrogosz, filluan të kërkonin probiotikë të ndryshëm për të parë nëse ato mund të ishin të dobishme për njerëzit.

Gjithsesi, kthehemi aty ku e lamë. BioGaia nuk është vetëm probiotiku më efektiv për dhimbje barku, por në fakt është vërtetuar se është terapia më e mirë e mundshme që mund t'i ofroni fëmijës tuaj për dhimbje barku. Po, më mirë se masazhi, ndërhyrjet dietike, produktet bimore dhe të gjitha terapitë e tjera që mund të mendoni.

Përveç ndihmës në trajtimin (dhe parandalimin!) të dhimbjeve të barkut, ai gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon mundësinë që foshnja juaj të ketë nevojë të marrë antibiotikë ose të ketë probleme të tjera të tretjes si regurgitim, kapsllëk ose diarre. Dhe patjetër do t'ia jepni fëmijës tuaj në rast se ka nevojë për trajtim me antibiotikë për të rivendosur florën e zorrëve. Ju mund të filloni t'i jepni fëmijës tuaj që nga dita e parë e jetës dhe të mos e ndaloni kurrë përdorimin e tij. Rekomandohet veçanërisht për foshnjat e lindura me prerje cezariane për të ndihmuar në zhvillimin e florës së zorrëve të foshnjës. Meqë ra fjala, probiotikët BioGaia janë gjithashtu efektivë për të rriturit, kështu që ju mund t'i përdorni ato edhe për vete.

Ky emër po jua lehtëson kaq shumë jetën nënave të

Ajo që e bën atë të ndryshëm nga probiotikët e tjerë është se ky suplement përmban një lloj specifik, të patentuar të Lactobacillus të quajtur L. reuteri Protectis – baktere që ndihmojnë mikroorganizmat e mira të trupit të mbajnë një ekuilibër natyral në stomak.

E thënë thjesht: Pediatër në të gjithë botën rekomandojnë BioGaia sa herë që foshnjat qajnë dhe nënat nuk e dinë pse.

Ky është një nga ato suplemente që u jepni fëmijëve në mënyrë të sigurt dhe mos gaboni ta ndaloni pasi përdorimi i tij rekomandohet të jetë afatgjatë. Emri BioGaia është pothuajse i shenjtë për mjekët dhe kështu do të jetë ky suplement për ju dhe gjithë familjen tuaj. E përsërisim: ky është një produkt që është testuar klinikisht në mbi 150 studime dhe është vërtetuar se është i sigurt për foshnjat! Ne e dimë se ju na besoni, por nëse doni më shumë prova, mund të kërkoni lehtësisht "L. reuteri Protectis” në internet.

Tani që jeni bërë kurioz, tani që e keni kërkuar këtë emër dhe e keni studiuar më mirë, ndoshta dëshironi një udhëzues të saktë përdorimi. Ne jua japim vetëm sepse e dimë që ju nënat e reja nuk keni kohë të mjaftueshme për të lexuar me kujdes udhëzimet.

1. Blini BioGaia Protectis në farmacinë tuaj - do ta gjeni në çdo farmaci në Shqipëri dhe Kosovë.

2. E tundni mirë për 10 sekonda që të përzihen bakteret e mira me pjesën vajore

3. Përdorni një lugë të vogël dhe hidhni 5 pika çdo ditë për fëmijën.

4. Mos e kombinoni me pije apo ushqime të nxehta sepse mund të dëmtoni bakteret

5. Mbylleni mirë dhe përdorni deri në 3 muaj pas hapjes për herë të parë.

Sa për ta ditur: mbi 3 miliardë doza u janë dhënë foshnjave në mbarë botën dhe nënat e dinë se BioGaia bën mrekulli, kështu që ndihmojeni fëmijën tuaj të ndalojë së qari (dhe ndihmoni veten tuaj të flini më mirë). Pika të vogla - ndryshim i madh. Mund të na falënderoni më vonë.