
George Clooney, ish-beqari më i kërkuar i Hollywood-it festoi 8 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Amal dhe ndau një sekret të pabesueshëm.
Në 8 vite, çifti nuk është grindur kurrë, për asgjë. “Thjesht nuk ka asgjë të keqe tek ajo”, tha Clooney dhe qartazi, nuk ka asnjë shkak për një sherr, sado të vogël.
Parajsë, apo jo?
Madje, Clooney bëri dhe një batutë për të gjithë skeptikët e lidhjes së tyre, duke thënë: “Tetë vite! Dhe ata thanë se nuk do të zgjaste”. *Zgjati dhe janë shumë të lumtur madje*.
Amal (44 vjeç) dhe George (61 vjeç) u martuan në vitin 2014, në Venecia, Itali, në një dasmë përrallore dhe janë prindër të dy binjakëve 5-vjeçarë, Alexander dhe Ella. Aktori mendon se fëmijët e tij, në këtë moshë, janë më të zgjuar se ai. Çifti është i përkushtuar në trashëgimin e vlerave te fëmijët e tyre, duke u mësuar që të mbrojnë njerëzit më vulnerabël.
Artikuj të sugjeruar: