Beauty

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi dashur gjithmonë!

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Në dukje, botës së sotme s'i mungon asgjë, por e vërteta është se mes gjithë këtij "bollëku" kemi nevojë për elementin më thelbësor, origjinalitetin! 

Duke e ditur këtë, duam t'ju prezantojmë me Ziaja. Ziaja erdhi si bebja e dy farmacistëve, Aleksandra dhe Zenon Ziaja. Dyshja e farmacistëve nga Polonia përdorën gjithë dashurinë, talentin, energjinë dhe intuitën e tyre për të krijuar që në 1989 atë që ndjenë se po i mungonte botës.

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Disa formula të thjeshta, por efektive për kujdesin e trupit! Qëllimi i bashkëshortëve ishte të krijonin preparate medicinale dhe kozmetike vegane dhe eco-friendly bazuar në përvojën farmaceutike dhe të frymëzuar nga klima bregdetare.

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Sot, pas shumë vitesh punë, Ziaja është kthyer në një super markë me një gamë të gjerë produktesh, por mbi të gjitha të krijuara posaçerisht për të gjithë llojet e lëkurës dhe mirëmbajtjen e saj.

Produktet e Ziaja-s janë për të gjithë familjen! Portofoli i produkteve është i gjerë si për gratë, burrat, bebet duke filluar nga kujdesi për fytyrën,  trupin, flokët, duart  e deri tek shëndeti oral apo ai intim.

Meqë e përmendëm, ndalojmë pak tek kujdesi intim. E dini ju që xheli larës intim nga Ziaja është produkt *best seller* dhe jo pa arsye?

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Intimate wash Gel nga Ziaja nuk është thjesht një solucion! Përveçse i gjithë krijimi i tij është bazuar në zgjedhje eco-friendly, produkti është vegan dhe çdo përbërës natyral. Jo vetëm që nuk e dëmton pH, por e ruan atë!

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Produktet e Ziaja-s do t'i gjeni të paketuara thjeshtë dhe shumë pastër sepse siç ju thamë, fokusi i kompanisë dhe krijuesëve është origjinaliteti, të qënit funksional dhe mbi të gjitha të shëndetshëm. Bukuria qëndron tek çfarë ndjeni sapo hapni kremin e parë përtej kutisë së bardhë!

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Thënë këtë, çmimet e produkteve janë një tjetër surprizë nëse do t'i krahasonit me produktet e tjera në supermarket.

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Përveç larësit dhe kremit intim (që do t'ju ndryshojë rutinën poshtë pantallonave nga mëngjesi në darkë), ata që e njohin Ziaja-n dhe famën e saj, njohin edhe maskën e flokëve Goat Milk.

Maska me qumështin e dhisë (dhe e gjithë linja në tërësi) është një tjetër produkt identifikues i Ziaja në rang ndërkombëtar, prandaj fiksojini mirë çfarë po lexoni sot.

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Mund të flas deri nesër mbrëma për produktet e Ziaja-s, por nuk do e bëj sepse nuk dua ta prish magjinë! Ju vetë duhet të përjetoni atë që Aleksandra dhe Zenon përjetuan kur provuan për herë të parë kremin e tyre.

Pas kaq shumë kohësh, vjen në Tiranë çfarë kemi

Jo pa qëllim, sot, pas më shumë se 3 dekadash Ziaja është vendi i sigurtë i gjithë familjes. Atë që e ble me sy mbyllur dhe i rikthehesh çdo herë, sepse e di që ata bëjnë kompromis me paketimin minimalist, por jo me shëndetin, cilësinë dhe stilin e jetës që meritoni!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.