
Javën e kaluar, Hilaria Baldwin njoftoi se ajo dhe bashkëshorti, Alec Baldwin, mirëpritën fëmijën e tyre të shtatë së bashku.
Shumë njerëz u zhgënjyen pse Hilaria zgjodhi një emër spanjoll për foshnjen, pavarësisht kritikave me të cilat është përballur në të kaluarën për “falsifikim” të trashëgimisë së saj.
Emri i vajzës është Ilaria, dhe emri i plotë “Ilaria Catalina Irena”.
Ilaria ngjason shumë me vetë emrin e Hilaria-s dhe kuptimi pas të dyve është “e lumtur”.
Vieë this post on Instagram
“Të kam vënë emrin për nder të lumturisë dhe nënave të familjes sonë që erdhën para teje. Emri ynë do të thotë 'i lumtur' në të gjitha gjuhët. Disa shkronja të ndryshme aty-këtu… i njëjti kuptim”, shkroi 38-vjeçarja.
Njerëzit në Twitter kanë shprehur zhgënjimin e tyre sepse “gruaja e Alec Baldwin vazhdon të shtiret si spanjolle”.
Në vitin 2020, u “zbulua” se Hilaria ishte në të vërtetë nga Boston, jo nga Spanja, dhe dikur quhej Hilary.
Burimi: Unilad