Përgjithësisht kur ndahemi fjalët që përdorim më shumë janë: lot, maskarai, numra dhe foto që fshihen, kontakte që bëhen block, dhurata që shihen me urrejtje, etj, etj. Maksimumi nëse jeni ndarë paqësisht i uroni njëri-tjetrit atë mesazhin e famshëm "gjithë të mirat" dhe vazhdoni jetën.
Epo, kjo nuk ndodh nëse je Niki Delijorgji! Pak më parë, Niki përmes një postimi në Instagram konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj të cilit shpesh i drejtohej si "shpirti i saj binjak".
Ndarjen, e konfirmoi duke publikuar një video ku përmblidhte gjithë momentet më të bukura në çift, shoqëruar me një përshkrim edhe më të ndjerë.
"Shumë na kanë parë si çiftin e ëndrrave, por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, pamë thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos.
Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!"- përfundon Niki.
Përveçse i ngjan një ndarjeje hyjnore, është e pashmangshme të mos pyesësh:"Pse u ndanë?". Niki vendosi të mos e specifikojë arsyen, por ç'rëndësi ka kjo kur për të ishte mbyllja dhe fundi më i bukur?
Një tjetër mësim për ju që po mendoni të ndaheni. Nëse e bëni, bëjeni si Niki dhe ruani më të bukurat e lidhjes (nëse mundeni, sigurisht!).