Për Carmen Dell'Orefice, mosha është me të vërtetë vetëm një numër. Këtë muaj, ajo ka qenë pjesë e kopertinës së revistës New You me një tjetër modele që ka thyer kufijtë: Beverly Johnson, 69 vjeç, e cila në vitin 1974 u bë modelja e parë me ngjyrë në kopertinën e Vogue.
Dell'Orefice madje pozoi (thuajse) nudo për fotot e shkrepura nga Fadil Berisha.
91-vjeçarja thotë se "burrat dhe gratë duhet të kujdesen për veten dhe ta duan veten".
Një nga sekretet për të ruajtur bukurinë është të bësh atë që bën për një fëmijë, të ushqesh veten dhe fëmijën brenda teje me dashuri".
Edhe pse njerëzit kanë komentuar për editim të fotove dhe photoshop, duhet pranuar se gjithsesi, Carmen duket tmerrësisht mirë!
Ajo së fundmi ka punuar në fushata për kompani si Sephora, H&M, si dhe ka ecur në pistat për Thierry Mugler, Moschino, Isaac Mizrahi dhe shumë të tjera.
Burimi: Page Six