Testet e shtatzënisë të krijuara në kushte shtëpie duket se qarkullojnë ende në shekullin 21. Një i tillë, tashmë viral në TikTok, nuk përfshin asgjë më shumë se kripën e zakonshme të gjellës.
Çfarë ju duhet për të bërë testin? Sipas burimeve të ndryshme, do t'ju nevojiten:
- një tas ose filxhan i vogël, i pastër, për të vendosur urinën (mundësisht i tejdukshëm)
- dy lugë gjelle kripë
Së pari, vendosni kripën në tasin ose filxhanin e pastër. Më pas, merrni një sasi të vogël të urinës së mëngjesit në një enë tjetër. Hidheni urinën mbi kripë. Prisni.
Ja ku gjërat bëhen edhe më të paqarta. Disa burime thonë se duhet pritur disa minuta, ndërsa të tjera thonë se duhet pritur disa orë.
Me sa duket, nëse nuk ndodh asgjë, kjo do të thotë se testi është negativ. Pra, nuk jeni shtatzënë. Në të kundërt, do të shihni një pamje si "qumësht" ose “shkumë" në filxhan. Sipas pretendimeve, kripa reagon me gonadotropinën korionike njerëzore (hCG), një hormon që është i pranishëm në urinë (dhe gjak) të grave shtatzëna.

Sa i saktë është testi i shtatzënisë me kripë? Nuk ka asnjë bazë shkencore ose miratim nga mjeku; nuk ka asnjë arsye për të besuar se kripa reagon me hCG; nuk ka studime të publikuara që mbështesin këtë ide apo testin në përgjithësi.
Por mund të merrni një rezultat të saktë sepse përputhet në disa raste, sipas ligjeve të probabilitetit.