Një javë pasi Dua Lipa u pa duke dalë me komedianin Trevor Noah, këngëtarja foli për jetën e saj duke vendosur pikat mbi i për çdo aludim të mundshëm.
"Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë," tha ajo gjatë podkastit “Dua Lipa: At Your Service”. “Ka qenë vërtet e mrekullueshme të qenit vetëm dhe të menduarit vetëm për veten time dhe të jesh deri diku pak egoiste,” shtoi ajo.
Dua vuri në dukje se këtë periudhë e ka mirëpritur me krahë hapur pasi nuk e ka pasur kurrë mundësinë. “Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson”, shtoi ajo. "Unë mendoj se është karakteristikë e shenjës së Luanit - kjo bën një ndryshim të madh."
Dua Lipa dhe Trevor Noah u panë teksa shijonin një vakt në një restorant xhamajkan në lagjen East Village në New York, përqafoheshin dhe putheshin në rrugë.
Marrëdhënia e fundit publike e Duas ishte me vëllain më të vogël të Gigi dhe Bella Hadid, modelin Anwar Hadid, 23 vjeç. Ata u ndanë në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje. Ndërkohë, lidhja e fundit e Noah përfundoi majin e kaluar. Ai dhe Minka Kelly, 42 vjeç, ishin bashkë që nga viti 2020.