Pas bashkëpunimit në këngën “Gajde” dhe shumë koncerteve së bashku, u përfol se Elvana Gjata dhe Dhurata Dora po përgatiteshin për të konkurruar në Festivalin e Këngës dhe rrjedhimisht për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023. Si mbërritëm deri këtu?
Shkak u bë një screenshot i cili qarkulloi nëpër rrjete sociale, ku pretendohej se menaxheri i Dhuratës kishte pëlqyer një postim ku shkruhej se këngëtaret po përgatiteshin për festivalin europian. E gjitha kjo është thjesht një thashethem i pabazë. Në një postim në Instagram, Elvana sqaroi të vërtetën.
“Dy gjëra janë të sigurta: 1) Nuk konkurroj këtë vit për Eurovizion. 2) Sot me Dhurata Dorën kemi koncert në Offenbach,” tha ajo.
Shkurt. Qartë.