Celebrity

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë pas Bella Hadid dhe Beyonce-n

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë

Jodie Comer rezulton të jetë gruaja më e bukur në botë! Të paktën në këtë konkluzion doli kirurgu i famshëm Dr Julian De Silva pasi përdori teknikën e njohur Greek Golden Ratio of Beauty, që gjithashtu njihet me emrin "Phi". Nëse do t'i referoheshim matjeve shkencore , e dyta në listë si më e bukura në botë u rendit Zendaya ndërsa Bella Hadid dhe Beyonce zunë vendin e tretë dhe të katërt. 

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë

Aktorja 29-vjeçare e Killing Eve rezultoi se plotësonte rreth 94.52% të teknikës Golden Ratio. Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, prerjet e fytyrës dhe forma e saj janë shumë pranë nocionit të lashtë grek në lidhje me proporcionet dhe bukurinë. 

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë

Teksa komentonte rezultatet, Dr De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, tha: “Jodie Comer ishte fituesja e qartë që kur të gjithë elementët e fytyrës u matën dhe rezultoi përsosmëria fizike.

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë

Ndërkohë, ylli i "Dune", Zendaya arriti deri në 94% duke zënë kështu vendin e dytë për proporcionin perfekt të tipareve të fytyrës.

Kush është gruaja më e bukur në botë, që lë

Burimi:Daily Mail