
Një dokumentar i ardhshëm nga Discovery+ dhe Ample Entertainment do të eksplorojë tragjeditë dhe polemikat e ndryshme që kanë pllakosur hitin e Ryan Murphy, "Glee", si gjatë transmetimit nga 2009 në 2015 ashtu edhe në vitet që pasuan.
Përgjatë viteve, kasti i "Glee" ka hasur fatkeqësi pas fatkeqësie. Në vitin 2013, teksa seriali ishte ende duke u transmetuar, Cory Monteith – një nga aktorët protagonist – vdiq nga një mbidozë aksidentale me heroinë.
Pastaj Mark Salling, i cili luajti Noah "Puck" Puckerman, u arrestua në 2015 për posedim të imazheve të pornografisë së fëmijëve dhe vdiq nga vetëvrasja tre vjet më vonë.
Në vitin 2020, Naya Rivera, e cila portretizoi Santana Lopez, vdiq në një aksident me varkë, duke lënë pas një djalë 4-vjeçar.
Në të njëjtin vit, Lea Michele, një tjetër aktore protagoniste, u akuzua për bullizim gjatë xhirimeve të "Glee".
Sipas Deadline, seritë e ardhshme të dokumentarit për "Glee" do të vijnë në tre pjesë, duke shfaqur intervista me aktorët dhe anëtarët e grupit të xhirimit, si dhe me familjen dhe miqtë e tyre.
Burimi: Pop Sugar