
E ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize 2022”, Dua Lipa ka mbajtur në fjalim ku ka vlerësuar letërsinë në përgjithësi, si dhe shkrimtarin Ismail Kadare, veçanërisht veprën e tij, “Kështjella”.
? | Listen to @DUALIPA’s full speech at @TheBookerPrizes in London tonight, talking about how literature has impacted her life and career [@BBCSounds] pic.twitter.com/15Q8ALbAMa
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) October 17, 2022
“Kur isha 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Kështjella” nga Ismail Kadare, testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”, theksoi këngëtarja.
"Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, shtoi ajo.
Reading gives me so much joy, so it was an absolute honour to speak last night at the Booker Prize ceremony. Thank you to the Booker Prize Foundation for having me. I loved all of the shortlisted books without exception but special congratulations pic.twitter.com/t4MN9r9On4
— DUA LIPA (@DUALIPA) October 18, 2022
Dua u shpreh se leximi i një libri është ndër kënaqësitë më të thella në botë.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri. Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, fiksimet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të 2 më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot," u shpreh ajo, duke theksuar se kur rrëmbehet nga angazhimet e tureve dhe jeta e tensionuar, e gjen qetësinë dhe “mbijetesën” te librat.
We are delighted to announce that the WINNER of the #BookerPrize2022 is ‘The Seven Moons of Maali Almeida ’ by Shehan Karunatilaka.
— The Booker Prizes (@TheBookerPrizes) October 17, 2022
Discover more about the winning book: https://t.co/e5pLgvWmld@shehankaru @sortofbooks @ShahidhaBari @hrcastor @amabanckou @mjohnharrison pic.twitter.com/mtaVewL7Ij
Çmimin kryesor të “Booker Prize 2022” e mori autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka me romanin e tij “The Seven Moons of Maali Almeida”.
Në event, Dua Lipa takoi edhe Camilla-n, bashkëshorten mbretëreshë të mbretit Charles III.
Artikuj të sugjeruar:
- Single apo e lidhur? Dua Lipa reagon pas fotove të dyshimta me komedianin
- Zërat (dhe disa foto) tregojnë se Dua Lipa mund të jetë në një lidhje me komedianin e njohur
- Edhe pse jetojnë në Francë, Ismail dhe Helena Kadare nuk e njohin shkrimtaren që fitoi Nobelin
- Deklarata e veçantë e Ismail Kadaresë për Helenën, në ditën e saj të lindjes