Bota

Napoli: Arkivolet mbeten të varur në ajër pas shembjes së varrezës

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2022

Napoli: Arkivolet mbeten të varur në ajër pas shembjes së
Foto: Ciro Fusco/EPA

Të paktën një duzinë arkivole janë lënë të varur në ajër pas shembjes së një ndërtese katërkatëshe që përmban arkivole në varrezat më të vjetra në Napoli.

Ky është incidenti i dytë i tillë në vend këtë vit dhe kritikët fajësojnë menaxhimin e dobët të varrezave në qytetin jugor italian.

Një hetim i veçantë po vazhdon pasi rreth 300 kamare varrimi u shkatërruan nga shembja e një ndërtese në një zonë tjetër të varrezave në janar.

Familjet e të vdekurve mbajtën një protestë të martën.

Politikanët në Campania, rajoni përreth Napolit, thonë se në varrezat e qytetit nuk ka pasur restaurime për vite me radhë. “Kjo është një situatë kritike dhe e papranueshme. Për shumë vite, varrezat në Napoli janë menaxhuar keq, duke u bërë pre e mashtruesve dhe përfituesve,” tha një këshilltar rajonal për partinë Europa Verde.

Në shkurt të vitit të kaluar, 200 arkivole ranë në Camogli, pasi një pjesë e një varreze u shemb nga një rrëshqitja e dheut, e cila shkatërroi gjithashtu dy kisha.