Celebrity

Ç’mendon bashkëshorti i Gwyneth Paltrow për marrëdhënien e saj speciale me ish-in, Brad Pitt?

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2022

Ç’mendon bashkëshorti i Gwyneth Paltrow për
Entertainment Tonight

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Gwyneth Paltrow, zbuloi se si ndihet bashkëshorti i saj, Brad Falchuk për miqësinë e speciale me Brad Pitt, ish-in e saj.

Falchuk është mëse i sigurt në martesën dhe dashurinë e tyre dhe nuk ndien aspak xhelozi, madje as nuk bezdiset fare nga raporti i saj me Brad Pitt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow)

"Burri im është ndoshta si njeriu më pak gjykues dhe më i sigurt në marrëdhënien tonë, kështu që mendoj se ai e respekton plotësisht (miqësinë). Ndoshta një nga gjërat që ai pëlqen tek unë është se besoj në shkëputjen e ndërgjegjshme, pavarësisht nëse je duke u shkëputur me një koleg, një bashkëshort, një i dashur, unë vërtet besoj se nëse ke investuar te dikush - dhe sigurisht ka përjashtime - të ndërpresësh plotësisht atë marrëdhënie (tregon se) ndoshta nuk po e lejon plotësisht veten të marrë mësimin dhe të shërohet”, tha themeluesja e “Goop”.

Ajo shpjegoi mendimin: “Pra, edhe pse ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme, mendoj se është mirë ta përballosh dhe të rilidhesh me vlerën që ai person solli në jetën tënde”.

Jo pak herë aktorja është shprehur për veten si “njeri me shumë fat” që u martua me bashkëshortin e saj aktual dhe ka bërë me dije se përvojat e tyre të mëparshme kanë ndihmuar në ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme mes të dyve.

Paltrow dhe Pitt kanë qenë bashkë për 3 vite (1994-1997) dhe gjatë kësaj kohe u fejuan, por nuk arritën t’i rezistonin provës së kohës.

Ç’mendon bashkëshorti i Gwyneth Paltrow për
Getty Images

"Kur u ndamë për herë të parë, nuk ishim miq për një kohë të gjatë, rreth 18-19 vjet a diçka e tillë, por më pas qëndruam në kontakt”, u shpreh Paltrow.

Ajo shtoi edhe se e adhuron Brad Pitt. “Ai është një person i mrekullueshëm dhe një sipërmarrës i madh. Një person kreativ dhe kaq i mirë. Vërtet e dua. Jam fanse e tij”, tha aktorja dhe po, të gjithë bien dakord që të tre janë njerëz për t'u marrë shembull. 

Artikuj të sugjeruar: