Celebrity

John Legend thotë se nuk ka qenë “partneri më i përkryer” për Chrissy Teigen

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2022

John Legend thotë se nuk ka qenë “partneri më i
@chrissyteigen/ Instagram

John Legend po tregohet plotësisht i sinqertë në lidhje me marrëdhënien e tij me Chrissy Teigen, bashkëshorten e tij.

Këngëtari i “All of Me”, i ftuar në podkastin e Jay Shetty, tregoi se në fillim të marrëdhënies së tij me Chrissy, nuk ka qenë njeriu më i mirë. “Mendoj se atëherë isha më egoist. Unë nuk isha një partner i përkryer në fillim të marrëdhënies sonë".

"Edhe pse isha shumë i dashuruar me të dhe shumë i emocionuar që isha me të, sërish isha egoist. Isha në mesin e të 20-ave dhe nuk isha gati të përkushtohesha si tani", tha ai.

Legend tregoi se me kalimin e kohës dhe duke punuar me veten, ia doli që të bëhej njeriu që është sot. “Sapo ta kuptoni që e doni vërtet dikë dhe doni ta bëni të funksionojë (lidhja) me atë person, bëheni partnerë më të mirë”, tha ai.

Ai u shpreh se kur ndaloi së qeni egoist, mori gëzimin dhe kënaqësinë e dashurisë. Sipas tij, ky është momenti kur piqesh. “Të duhet kohë për t’u bërë personi që do të jesh”, shtoi artisti.

John tregoi se kur u takua për herë të parë me bashkëshorten e tij, ishin shumë të tërhequr nga njëri-tjetri. “Kimia jonë ishte e shkëlqyer dhe ai nivel tërheqjeje është më shumë si një pasion në fillim të lidhjes”, shpjegoi ai.

“Dhe dashuria është në gjendje t’i rezistojë provës së kohës, ajo duhet të jetë më e thellë dhe më e vëretetë se kaq (pasioni). Ne kemi kaluar mjaftueshëm së bashku dhe kjo na ka forcuar. Këto prova na kanë bërë të rritemi së bashku dhe të kuptojmë gjëra që nuk i dinim për njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Një ndër momentet më sfiduese të çiftit ishte në vitin 2020, kur humbën djalin e tyre, Jack. Gjithë pikëllimin dhe dhimbjen e tyre, Legend e shprehu në këngën “Pieces” dhe tregoi se ishte një nga mësimet më të rëndësishme që morën, ndërkohë që përjetuan ankthin e paimagjinueshëm të humbjes së një fëmije.

"Siç thashë me Chrissy, unë kam parë kaq shumë zhvillim përmes pikëllimit dhe tragjedisë sonë”, u shpreh Legend.

Tashmë, çifti është në pritje të një tjetër fëmije, ndërkohë janë edhe prindër të Luna (6 vjeç) dhe Miles (4 vjeç). Legend dhe Teigen janë shprehur se fëmijët i kanë ndihmuar dhe frymëzuar në rrugëtimin e tyre dhe në përballimin e humbjes së Jack.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Artikuj të sugjeruar: