Reperi britaniko-xhamajkan Jason McDermott, i njohur me emrin skenik Stylo G, ka akuzuar Taynën për vjedhje dhe i ka kërkuar publikisht 100,000 dollarë dëmshpërblim.
Në një postim në Instagram, reperi ka publikuar një pjesë nga bashkëpunimi i Taynës me Lumi B, “Valle” dhe këngën e tij të dy viteve më parë, “Bamm Bamm”.
Siç mund ta shihni, ka një ngjashmëri të dukshme në tekste:
Tayna: “Pull up in a pull up in a fresh Adidas / Tayna might ride dem neva need gas”
Stylo G: “P-Pull up inna, pull up inna, fresh Adidas / None of my ride dem never need gas”
View this post on Instagram
“Sa më detyrohet ajo?” shkruan reperi, i cili kërkon 100,000 dollarë ose, sipas tij, kënga do të fshihet.
Tayna nuk ka reaguar dhe aktualisht kënga e saj nuk është fshirë nga kanali në YouTube. Vlen të theksohet se të dyja këngët, “Valle” dhe “Bamm Bamm”, kanë licensë nga Sonny Music, gjë që i ka bërë njerëzit të mendojnë se nëse do të ishte “kopje”, kënga do të ishte fshirë tashmë.
Nëpër komente, njerëzit janë të ndarë në dy pjesë. Disa janë të mendimit se Tayna e ka kopjuar tekstin me idenë se askush nuk e njeh Stylo G, ndërsa disa të tjerë, të cilët mendojnë se përderisa këngët kanë licensë nga Sonny Music, nuk ka vjedhje dhe “Stylo G po kërkon vëmendje”.
Në industrinë e muzikës, një licensë është një një dokument ose marrëveshje për të lejuar një person/kompani të përdorë muzikën, zakonisht në këmbim të një tarife.