
Kendall Jenner është etiketuar shpesh si një “vajzë e pasjellshme” dhe më në fund, ka vendosur të sqarohet, që publiku të ketë një tjetër qasje ndaj saj.
Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, modelja bëri një udhëtim pune në Las Vegas, i cili testoi edhe ankthin e saj dhe sikletin që ndien nga turmat (Kendall ka folur hapur dhe qartë për sfidat e saj me ankthin). Mbi të gjitha, ajo foli edhe për perceptimin që njerëzit nga mbi të.
“Unë mendoj se ajo që dhemb më shumë është se njerëzit mendojnë se jam një vajzë e pasjellshme”, tha ajo. “Nuk është kështu. Mund të bëhet shqetësuese kur dikush vë në dyshim karakterin tim. Sikur njerëzit më njohin”, shtoi modelja.
“Çdo gjë që bëj, urrehet”, vijoi ajo. “Mund të eci në rrugë, pa bërë absolutisht asgjë dhe dikush ka gjithmonë diçka të keqe për të thënë”.
Kendall u përball me turmën e njerëzve dhe gjithmonë e ka specifikuar që turmat i japin siklet dhe i shtojnë ankthin. Ndoshta kjo është arsyeja pse Kendall, shumë shpesh shfaqet e irrituar në publik.
Më parë, Kendall e ka cekur këtë temë, duke thënë se në moshë më të re i duhej të hiqte dorë nga kontrolli mbi jetën dhe mënyrën se si portretizohej, duke lënë dikë tjetër ta bënte këtë, qoftë nëpër editoriale, fushata, apo reklama. “Kjo është puna ime”, tha Kendall, Por tanimë, po ndërton narrativën dhe imazhin e saj.
Modelja pranoi edhe se do të donte që jeta e saj të ishte totalisht e kundërta e vëmendjes që ajo merr në çdo dalje.
“Dua të jem në një fermë në Wyoming, e rrethuar nga kafshët. Aty dua të jem”, u shpreh Kendall, duke treguar jetën e ëndrrave.
Kendall është kritikuar shpesh për sjelljen e saj ndaj familjarëve dhe fansave, andaj, interneti nuk ka hezituar ta quajë "të pasjellshme", apo edhe një person "të keq".
@vaneviews not a smile in sight #greenscreenvideo #victoriassecret #kendalljenner #rude #documentary ? Diva - Beyonce?
@kardashtiktoks Remember when Kendall and Corey got into a fight in Palm Springs about Kendall needing a ride home? #kendalljenner #coreygamble #kardashians ? original sound - kardashtiktoks
@keylitha057 Kendall Jenner mocking Addison Rae... #addisonrae #kendalljenner ? she knows - sophia?
@loudmediaofficial KENDALL BEING RUDE #loudmedia #fyp #trending #tiktokphilippines #kendalljenner #model #rich #celebrity #rude ? original sound - loudmediaofficial - Loud Media
Artikuj të sugjeruar: