Një detektiv bie në dashuri me një të ve misterioze teksa ajo bëhet e dyshuara kryesore në hetimin e tij të fundit për vrasje. Kështu mund të përshkruhet me një fjali filmi i cili është përzgjedhur nga Koreja e Jugut për kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” në çmimet Oscars.
“Decision To Leave” është një film i llojit neo-noir (“kinema e zezë” ku mbizotëron cinizmi) dhe ndërthur romancën dhe misterin. Në prill 2022, filmi u zgjodh për të konkurruar për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë 2022, ku Park Chan-wook fitoi çmimin “Regjisori më i mirë”.
Në Rotten Tomatoes, 92% e 105 komenteve janë pozitive për filmin, me një vlerësim mesatar prej 8.1/10. David Rooney i The Hollywood Reporter lavdëron regjisorin Park Chan-wook duke shkruar, "Një artist i klasit botëror në krye të lojës së tij..." "...të gjithë duke lundruar në komplote shumështresore që vazhdojnë të ofrojnë surpriza deri në fund. Është një luks të vendosësh veten si shikues në duar kaq të afta.”
Peter Howell nga Toronto Star e vlerësoi filmin duke shkruar, "...çdo kornizë është si një pikturë, me sugjerime për të motivimi i personazheve dhe kthesat e komplotit."
Rafael Motamayor nga Slash Film e vlerësoi filmin me 7/10 dhe shkroi, "Ky [film] nuk është aq befasues apo inovativ sa puna e mëparshme e regjisorit, por është ende magjepsës dhe film me regji të shkëlqyer për dëshirën, keqardhjen dhe dashurinë.”