Celebrity

Ylli i “Friends” paska një problem me faktin që Keanu Reeves thjesht jeton

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2022

Ylli i “Friends” paska një problem me faktin që Keanu
Shutterstock

Keanu Reeves mund të jetë i preferuar i gjithë botës, por jo për Matthew Perry.

Ylli i “Friends” do të botojë në 1 nëntor librin e tij me kujtime të titulluar “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing" dhe në të, përmendet disa herë Keanu Reeves.

Në fillim, përmendet në mënyrë krejt rastësore, kur River Phoenix vdiq nga overdoza.

Perry shprehet: “Pse mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger vdesin, por Keanu Reeves ende ecën në mesin tonë?”

Nuk kanë mbaruar pikëpyetjet e Matthew. Ai e përmend prapë, pas vdekjes së mikut të tij, Chris Farley, sërish nga overdoza.

Edhe këtë herë, Perry ka të njëjtën dilemë: “Grushtova dhe krijova një vrimë në dhomën e ndërrimit të Jennifer Aniston kur e mora vesh. Keanu Reeves ecën në mesin tonë”, shkroi aktori.

Keanu dhe Matthew nuk kanë projekte të përbashkëta dhe nuk e dimë ç’ka ndodhur mes tyre, por dimë që do ta themi me zë të lartë dhe shkronja kapitale: SA MIRË QË KEANU REEVES ECËN NË MESIN TONË!

Artikuj të sugjeruar: