
Akrepi është një ndër shenjat më të keqkuptuara të horoskopit, por ah, sikur kjo t’u interesonte njerëzve që i përkasin kësaj shenje.
Na lejoni t’ju sqarojmë një herë e përgjithmonë: Një Akrep = një njeri shumë inteligjent, seksi dhe sensual, që ka këto 8 veçori:
Je një njeri intensiv, por në kuptimin e mirë
Motoja jote është: “Tani ose kurrë!”. Nëse të kap frymëzimi, asgjë nuk mund të të ndalë.
Nuk të shpëton asgjë
E di njeri atë shprehjen “ka sy edhe pas kokës”?. Me shumë mundësi, kur është krijuar, i është referuar një Akrepi.
Nuk ka njeri më vigjilent, i cili *vërtet* sheh dhe dëgjon në çdo drejtim.
S’ke frikë të vendosësh kufij
Nëse nuk të pëlqen toni i dikujt, ti e thua dhe pikë. Je gjithmonë një person i sinqertë që i lë mënjanë lajkat dhe flet atë që mendon. (E gjetëm pse të kanë inat).
Dëgjues/e i/e përkryer
Nëse ke një problem dhe do që të të dëgjojnë me vëmendje, shko te një Akrep. Na beso, thjesht shko.
Je person super besnik
Nuk ka rëndësi çfarë dhe pse e thonë, Akrepi mbetet një ndër shenjat më besnike të horoskopit.
Ndonjëherë bëhesh pakëz introvert/e
Të gjithë duam të rikarikohemi dhe një Akrep nuk ka si të bëjë përjashtim. Gjithsesi, dukesh shumë seksi kur je misterioz. ;)
Je person shumë emocional
Kush tha që Akrepi është i ftohtë? Kush? Pse? Ku u bazua?
Akrepi i ndien të gjitha emocionet dhe shumë madje, tjetër çështje që nuk e jep veten.
Një shenjë shumë sensuale
Angelina Jolie who? Lidhu me një Akrep dhe shikoje se si do të të shkojë jeta me një person që të josh që në momentin që zgjohet e derisa i vjen gjumi.
Artikuj të sugjeruar:
- Si është një person i shenjës së Akrepit? :)
- Nëse shoqja juaj e ngushtë është Akrep, quaje veten me fat
- Të metat që nuk ju lejojnë të gjeni lumturinë në krah të dikujt, sipas shenjës së horoskopit
- Hëna e re e tetorit: Cilat janë shenjat që do të preken më shumë?
- Duke nisur që nga Roza Lati e me radhë: Ç’kanë njerëzit me Akrepin?